+355(0)69 403 1484
Autostrada Tirane – Durres, Km 12
09:00 - 21:00

Rreth Nesh

Citypark i vendosur ne zemer te Shqiperise ne autostraden Tirane-Durres dhe i konceptuar si nje vend çlodhjeje dhe argetimi. I krijuar per t’i mbushur te gjithe me gezim, Citypark do te behet shume shpejt vendi juaj i preferuar, ku do te gjeni atmosferen miqesore qe mund t’ju kete munguar gjate.

Ne dyqanet tona do te gjeni Hipermarketin me te madh ne Shqiperi, markat me te mira te veshjeve, aksesoreve, parfumeve dhe gjithçka qe i perket kuzhines dhe shtepise. Ndersa shetisni ne Citypark dhe jeni ne atmosferen tone miqesore, te jeni te bindur se ne kete qender tregtare do te gjeni veten dhe gjithçka kerkoni.

Çfarë Ofrojmë

Citypark do të ofrojë shumëllojshmëri, cilësi dhe perfomancë duke u fokusuar në eksperienca mbreslënëse dhe kënaqesine e Miqve te tij. Citypark i shërben një zone primare prej 1.4 milion banorësh me një shpenzim mesatar për familje 600 Euro/muaj. Si zonë sekondare, Citypark mbulon rreth 639000 banorë, me nje shpenzim mesatar mujor prej 540 Euro për familje.

Zona primare dhe zona sekondare që mbulon Citypark, është rreth 62% e popullsisë së Shqipërisë, dhe familjet kanë shpenzim mesatar mujor rreth 30% më shumë se zonat e tjera. Pozicioni i Citypark është pika e parë e kontaktit dhe më e aksesueshmja për banorët e Kosovës ashtu si dhe Jugun e Shqipërisë* duke e kthyer zonën e mbulimit, e konsideruar terciale, ne 2.1 milion banor.Një përvojë mahnitëse për klientët. Kjo është ajo që ofron Citypark.